Tepelenë, mungon uji në Lekel; fshati kthehet në shkretëtirë

26/05/2015 00:00

Vijon kalvari i mungesës së ujit për 170 banorë të Leklit. Ata kanë protestuar disa herë më parë, kanë hyrë edhe në grevë urie, por problemi i furnizimit me ujë nuk është zgjidhur.

Fshati gjatë verës është i rrezikuar edhe nga zjarret dhe nuk ka pasur asnjë mundësi për t’i shuar ato në mungesë të ujit.

Uji i pijshëm mungon prej 10 vitesh për banorët e Leklit, që prej devijimit të më shumë se 70% të prurjes vjetore për të furnizuar Tepelenën dhe për të vaditur toka që nuk i përkasin këtij fshati.

Kjo situatë i ka shtyrë banorët e fshatit Lekel, në rrethin e Tepelenës, që të protestojnë disa herë, të marrin iniciativa për bllokimin e rrugës nacionale, apo të hyjnë në grevë urie në kishën e fshatit.

Ndërsa tani ata thonë se fshati po shpopullohet sepse banorët nuk gjejnë motive për të jetuar pa ujë.

Top Channel