PD: Veliaj mashtroi të rinjtë sipërmarrës

26/05/2015 00:00

Partia Demokratike i kujtoi të martën premtimin e radhës kandidatit Erion Veliaj, i cili, sipas saj, përsëri është një fotokopje e një premtimi-mashtrim: do të krijohen inkubatorë të biznesit rinor që u mundësojnë të rinjve sipërmarrës hapësira për zyra me lehtësira administrative.

“Ku janë sot këta inkubatorë? Ku janë sot hapësirat e përbashkëta të punës për të rinjtë shqiptarë? Ku është suksesi i ministrisë, e cila kishte plot 40% të buxhetit të shtetit shqiptar? Sot qytetarët shqiptarë janë të lodhur nga premtim-mashtrimet, nga një politikë e vjetër, e cila realisht është thjesht për të bërë zhurmë. Sot, të rinjtë largohen nga Shqipëria, sot të rinjtë janë të papunë dhe kërkojnë angazhime konkrete, serioze dhe të qeta në zhvillimin ekonomik të vendit”, deklaroi koordinatori i PD-së, Akil Kraja.

Top Channel