PD kallëzon Roshin: Skemë kriminale me transferimin e zgjedhësve në Kavajë

26/05/2015 00:00

Partia Demokratike ka denoncuar gjatë ditës së martë, atë që nga selia blu e konsiderojnë si skemë kriminale për manipulimin e rezultatit zgjedhor të 21 Qershorit, duke iu referuar disa kontratave fiktive, me anë të të cilave, sipas tyre, kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, ka zhvendosur 194 familje drejt Kavajës brenda 12 ditëve të fundit.

“595 votues kanë ardhur në Kavajë brenda 12 ditëve nëpërmjet 194 kontrata fiktive, identike si kjo që shihni në ekran. 194 kontrata, sipas të cilave, kanë lënë shtë‎pitë e tyre dhe kanë shkuar të jetojnë sipas Elvis Rroshit në ambientin në foto, që quhet ish-Fabrika e Letrës në Kavajë. Kryetari në ikje i Bashkisë së Kavajës ka firmosur personalisht për importimin e të paktën 60 votuesve në ditë me qëllimin kriminal për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit”, tha deputeti demokrat Eduard Halimi.

Top Channel