Meta: Vora do të jetë bashki model

26/05/2015 00:00

Kryetari i LSI, Ilir Meta, së bashku me kandidatin e majtë për Bashkinë e Vorës, Luan Sallaku zhvilloi një takim me banorë të Fushë Prezës.

Meta theksoi se në këtë njësi të re vendore një prioritet parësor do të jetë punësimi, pasi është një zonë që ka shumë biznese të mëdha që operojnë në të dhe për rrjedhojë duhen ndjekur politika të reja punësimi.

“Kjo është zona më e preferuar për çdo investim, për industri, qendra përpunimi e grumbullimi. Sepse kostoja është më e ulët. Të gjitha energjitë do t’i vëmë në shërbim të komunitetit për punësim dhe edukim. Kamza do të jetë bashki model në nivel kombëtar”, deklaroi Meta.

“Ne do të jemi në shërbimin tuaj, pa dallim ngjyre partie dhe do t’i realizojmë premtimet në mandatin e parë. Do të jemi shërbëtorë për të gjitha shërbimet që ju takojnë, pasi ato ju kanë munguar për 12 vjet”, tha nga ana e tij kandidati Sallaku. 

Top Channel