Duma: Do të ulim çdo taksë vendore për bizneset

26/05/2015 00:00

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, bashkëbisedoi me gratë e një biznesi fason në Durrës mbi përpjekjet që bashkia do të ofrojë për kushte më të mira pune dhe paga më të larta.

Paketa bashkiake e subvencionimit do të paguajë sigurimet e grave në nevojë dhe të rinjve të sapopunësuar, duke sjellë një shtesë në rrogë të paktën me mbi 20 mijë lekë të vjetra në pagat minimale.

“Gjithandej papunësia ka arritur në 40% për të rinjtë. Një shifër krize dhe varfërie. Në rastin e të rinjve dhe të rejave do të subvencionojmë me paketë sigurimesh. Duhet domosdosmërisht një rritje rrogash. Edhe 20 mijë apo 30 mijë lekë ju bën punë. Do t’i ulim taksat plotësisht. Por, do të heqim edhe taksën e pasurisë që është dyfish. Taksat e gjelbërimit dhe pastrimit që paguajnë këto biznese nuk mund të jenë të barabarta me bizneset e mëdha, se këtu fitohet shumë pak”, tha Duma.

Top Channel