Dritan Leli: Mbështetje për gratë dhe vajzat

26/05/2015 00:00

Kandidati i majtë për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli zhvilloi një takim me gra dhe vajza të qytetit bregdetar.

Fokusi i këtij takimi ishin gratë në nevojë. Pjesëmarrja e madhe e grave vlonjate bëri që takimi të ishte gjithëpërfshirës.

Në fjalën e tij, Leli premtoi një përfaqësim të denjë të grave si në bashki, ashtu edhe në këshillin e këtij institucioni.

Top Channel