
Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare, kanë zhvilluar në Qendrën e Informimit të Bashkimit Europian në Shkodër, forumin me temë: “Zgjedhjet lokale 2015, përfaqësimi dhe përfshirja e grave në politikë”.
Në këtë takim merrnin pjesë Ambasadorja e Holandës në vendin tonë, Deëi van der Weerd dhe dy kandidatet rivale për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi.
Në fjalën e saj, ambasadorja e Holandës, duke vlerësuar rëndësinë e gruas në jetën politike, gjatë bashkëbisedimit me panelin ndër të tjera vuri theksin te çështja e dekriminalizimit duke u shprehur se është e rëndësishme që partitë të vazhdojnë procesin e dekriminalizimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të painkriminuar. “Votuesit duhet të votojnë njerëz të painkriminuar”- tha ajo.
Kandidatja e opozitës, Voltana Ademi u shpreh se në program ka një politikë favorizuese për gruan, ku përmes lehtësive fiskale do nxisë punësimin.
Ndërsa kandidatja e mazhorancës, Keti Bazhdari foli për një program konkret që mbështet fort rolin e gruas dhe ndër të tjera, edhe zyra antikorrupsion në funksion të transparenceës që do jetë në bashkinë e re, do të drejtohet nga gratë.
Top Channel