Renditja/ Anglia merr “arratinë”, Serbia na parakalon, si paraqitet situata në grupin kualifikues të Shqipërisë pas ndeshjeve të sotme
Tre gola në 12 minuta. Djordjevic që barazon pas golit të Iturbes, ndërsa gjithçka mbyllet në minutën e 85 me Yanga-Mbiwa. Kështu, Roma fiton derbin me Lazion 2-1 dhe siguron vendin e dytë, atë të nënkampionit që i garanton kualifikim direkt në fazën e grupeve të Champions League.
Ndërkohë, Pioli rrezikon shumë, pasi i jep një shpresë Napolit, skuadër me të cilën do luaj sfidën e fundit të kampionatit, që do jetë si një finale për biletën e fundit të Champions-it.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 73 nga Iturbe që shënon pas një aksioni të bukur nisur nga këmbët e Nainggolan dhe Pjanic. Por, gjithçka u barazua në minutën e 81, ku sulmuesi serb Djordjevic shënon pas një krosimi nga Felipe Anderson.
Kur u mendua se skuadrat ishin pajtuar për një barazim që do dërgonte të dyja në Champions, frikën e të cilit e kishte edhe Napoli, në skenë doli mbrojtësi Yanga-Mbiwa që shënon për 2-1.
Lacialët do të udhëtojnë në “Sao Paolo” për të zhvilluar ndeshjen e jetës, ndërsa janë më të favorizuar se skuadra e Benitez së cilës i duhen me patjetër tre pikë nëse dëshiron të luajë në garën më prestigjioze europiane, ndërsa kryeqytetasit udhëtojnë për të paktën një barazim.
Top Channel