Korpusi i Vullnetarëve, aksion në Gjirin e Lalzit

25/05/2015 00:00

Në kushtet kur sezoni turistik ende nuk është çelur për shkak të motit të paqëndrueshëm, pastrimi i plazheve dhe parqeve publike vazhdon të jetë në rend të ditës.

Plazhi i Gjirit të Lalzit, i cili shtrihet në një gjatësi prej rreth 13 kilometrash, është destinacion i pushuesve ditorë kryesisht nga Tirana, për të cilët është mundësia më e mirë për t’u ikur fundjavave të nxehta të kryeqytetit.

Pjesa dërrmuese e sipërfaqes së plazhit është dhënë me qira dhe pronarët janë kujdesur vetë të pastrojnë rërën, ndërkohë që problematikë janë plazhet publikë që vijnë çdo vit duke u mpakur.

Mbi 100 aktivistë të Korpusit të Vullnetarëve dhe punëtorë të komunës Ishëm, që vazhdon të administrojë këtë zonë tursitike, punuan në dy aksione të koordinuara për pastrimin e rreth 3 kilometrave vijë bregdetare në pjesën veriore të kësaj zone turistike dhe parkut të pishave.

Ky park është një aset i madh i kësaj zone turistike, por ndërtimeve që e kanë përfshirë së fundi u janë shtuar edhe hedhja e mbetjeve, jo vetëm nga qytetarët që i kanë, por edhe nga pronarët e plazheve private që pastrojnë sipërfaqen e rërës dhe mbetjet i shkarkojnë në park. Këtyre u shtohen më tej edhe struktura të ndryshme shtetërore që pastrojnë sipërfaqen e rërës dhe mbetjet i shkarkojnë në park, duke e nxjerrë atë nga harta e frekuentimit.

Leshterikë, mbetje bimësh ujore dhe degë pemësh të shkarkuara nga lumenjtë në det, mbetje metalike e plastike e sende të tjera, janë grumbulluar duke u shkarkuar në lëndinat e parkut.

Top Channel