Ish-kryeministri i Izraelit dënohet me 8 muaj burg

25/05/2015 00:00

Ish-kryeministri izaelit, Ehud Olmert, u dënua me 8 muaj burg, pasi u shpall fajtor për korrupsion dy muaj më parë, ndërsa 6 vjet më parë u detyrua të jepte dorëheqjen.

Prokurorët vërtetuan akuzat se Olmert pranoi 150 mijë dollarë ryshfet nga një biznesmen amerikan.

Avokatët e tij paralajmëruan apelim të vendimit.

Top Channel