Halim Kosova: Favorizim biznesit; ulja e taksave deri me 30% do të jetë mbështetje e fortë

25/05/2015 00:00

Ulja e taksave dhe favorizimi i biznesit ishin kryefjala e takimit të radhës të kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova.

Në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në Tiranë, kandidati Halim Kosova shpalosi programin e tij për t’i ardhur në ndihmë biznesit, duke nisur që nga ulja e taksave e deri te krijimi i vendeve të reja të punës, me ndërmjetësimin e Bashkisë së Tiranës.

“Ulje e taksave që bashkia ka në dispozicion, deri në kufirin ligjor prej 30%. Është formuar një fond garancie prej 5.2 milionë dollarësh në ndihmë të bizneseve të reja. Kemi ofruar që ky fond të ketë shifrën prej 15 milionë eurosh. Marr përsipër t’i ofroj çdo individi që kërkon të hapë një biznes në Tiranë thjeshtimin e procedurave. Bashkia e Tiranës mund të hapë 24 mijë vende të reja pune. Bashkia ka edhe mundësi për 10 mijë vende pune, nëpërmjet praktikave dhe trajnimeve”, tha Kosova.

Top Channel