Durrës, Dako: Zona të lira ekonomike

25/05/2015 00:00

Kreu i Bashkisë së Durrësit, njëkohësisht edhe kandidat i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dako, në takimin e zhvilluar me banorët e Spitallës, ka konfirmuar krijimin e zonës së lirë ekonomike-tregtare-industriale.

Ky projekt, – theksoi Dako – është iniciativë e qeverisë shqiptare, në bashkëpunim më Bashkinë e Durrësit, duke përzgjedhur zonën e Spitallës, e favorizuar nga pozicioni gjeografik i përshtatshëm pranë Portit.

Top Channel