Vdiq John Nash, matematicieni i filmit “A beautiful mind”

24/05/2015 00:00

Matematicieni i njohur amerikan John Nash, historia e të cilit u shndërrua në film, ka vdekur pas një aksidenti me makinë. Nash që ishte në qendër të filmit “A beautiful mind”, fitues i Oscar-it po udhëtonte me një taksi bashkë me gruan e tij Alicia, në New Jersey e cila gjithashtu ka ndërruar jetë.

86-vjeçari u bë i njohur për teorinë e tij të lojërave, duke u nderuar me Çmimin Nobel për Ekonomi në vitin 1994. Zbulimet e tij në matematikë dhe sfida me skizofreninë, ishin në qendër të filmit “A beautiful mind”.

Russell Crowe, që ka lujtur rolin e Nash në këtë film, përmes një postimi në Twitter ka shprehur keqardhjen e tij për aksidentin, duke shprehur ngushëllime familjes së John dhe Alicia.

Raportet e para tregojnë se John dhe Alicia nuk kishin vënë rripat e sigurisë në momentin kur kishte ndodhur aksidenti. Në fillim të javës, Nash u nderua me një tjetër çmim, atë Abel për të arriturat e tij në fushën e matematikës.

Top Channel