Cani premton rrugën Librazhd-Bulqizë nga Parku i Shebenikut

24/05/2015 00:00

Festa e Parkut Kombëtar të Shebenit ka mbledhur bashkë këtë vit, përveç banorëve të zonës dhe autoriteteve lokale, edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ministri Shkëlqim Cani dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura vlerësuan mrekullinë dhe bukurinë e kësaj zone.

Zamir Dedej tha se do të punojë që të tilla bukuri të vijnë sa më pranë qytetarëve, ndërsa ministri Shkëlqim Cani, duke e cilësuar këtë park si një bukuri të rrallë, premtoi ndërtimin së shpejti të rrugës Librazhd-Bulqizë.

Cani tha se çdo qytetar dhe çdo turist do të ketë mundësi të vizitojë këtë perlë të natyrës.

Gjatë këtij aktiviteti banorët e zonës promovuan produktet dhe kulturës e tyre.

Top Channel