Tunizia, turizmi nuk ekziston më

23/05/2015 00:00

Është një tjetër ditë me diell në ishullin e Djerba në Tunizi, por vendi ka ngelur sërish bosh.

Ky fakt parashikon një të ardhme katastrofike për turizmin në Tunizi, dikur ishte nga më të preferuarit nga pushuesit, jo vetëm për plazhin e kristalt apo komplekset me 5 yje, por edhe për rërën kurative të bregdetit.

“Gjithçka ka mbaruar, shezllonet janë bosh. Ne dikur kemi qenë magneti i turistëve nga Italia apo i shumë vendeve të tjera”, shprehet një zyrtar vendas.

Kjo ka qenë një kohë e artë përpara se sulmet terroriste të mbërthenin vendin. Sulmi i fundit ishte ai në muzeun në Bardo, ku një xhihadist ekzekutoi 25 të huaj. Kaq u desh që turistët të trembeshin për të mos u kthyer më.

Menaxheri i një hoteli tregon se ai dhe personeli i hotelit ndjehen të dëshpëruar, madje disa pronarë hotelesh kanë provuar të ulin çmimet dhe të bëjnë më shumë oferta, por sërish nuk kanë nxjerrë gjë në dritë për të tunduar pushuesit.

Sektori i turizmit ka 7% të buxhetit të vendit dhe lidhet me 400 mijë të punësuar në këtë sektor, por kërcënimi terrorist duke se po mban peng këtë degë të ekonomisë tuniziane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB