Golem, nis pastrimi i bregdetit nga inertet 

23/05/2015 00:00

Gjatë të gjithë sezonit turistik, plazhet do të pastrohen nga punëtorë sezonalë, banorë të komuniteteve të zonave bregdetare.

Kjo është zgjidhja e menduar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për të ofruar plazhe të pastra për pushuesit dhe lehtësuar bashkitë bregdetare të angazhuara në fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Në zonën e Golemit, ashtu si dhe në pjesë të tjera të bregdetit, nga Velipoja deri në Vlorë, ka nisur puna me punonjës dhe mjete të ndryshme për të pastruar bregdetin nga inertet dhe mbetjet e tjera.

Pastrimi i bregdetit po ndodh krahas fillimit të frekuentimit të plazheve nga pushuesit ditorë, të ardhur nga Tirana, Durrësi dhe zonat përreth, por edhe nga pushuesit që vijnë nga Kosova e Maqedonia.

Top Channel