Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Në vijim të operacionit në shkallë vendi për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Shtetit asgjësoi në Tropojë rreth 1 mijë rrënjë kanabis në operacionin e koduar “Kërrnaja”.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e Komisariatit të Policisë së Tropojës kanë gjetur 7 parcelave të kultivuara me rreth 1.000 rrënjë bimë narkotike.
Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ku një pjesë e tyre janë marrë në cilësinë e provës materiale.
Si rezultat i veprimeve të para hetimore të kryera u bë dokumentimi i autorësisë së kësaj vepre penale dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Imer Brahaj, banues në fshatin Kërrnajë dhe shpallja në kërkim e tre djemve të tij, Nuredin Brahaj, Myrhi Brahaj dhe Gjevalin Brahaj, të akuzuar me veprën penale të “kultivimit të bimëve narkotike”.
Njëkohësisht filloi procedimi penal në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Kërnajë, shtetasin M.K, për veprën penale “moskallzim krimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Top Channel