Akuzat e opozitës për blerje votash, L. Rama: Shpifjet, në gjykatë

23/05/2015 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës për blerje votash nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në një dalje për mediat, z. Rama tha se LSI do të ndjekë rrugën ligjore në gjykatë. Ai i ka kërkuar opozitës se nëse ka prova dhe fakte t’i dorëzojë pranë organit ligjor.

“Në përpjekje për t’i paraprirë humbjes së ndëshkimit qytetar në zgjedhjet e 21 qershorit opozita është kaq e çoroditur, sa që fyen e poshtëron votuesit e mbështetësit e saj, duke i trajtuar ata si mall që shitet apo blihet, çka dëshmon krizën e thellë të besimit dhe mosfunksionimin e ndërveprimit mes SHQUP dhe atyre që me shpirt e zemër kanë qenë dhe kanë votuar, apo mbështetur PD-në. Për të gjitha shpifjet do të ndjekim rrugën ligjore në gjykatë, dhe i nxisim ato duke i mbështetur pa asnjë rezervë që të ndëshkojnë atë që rezulton i implikuar në përpjeke për të manipuluar zgjedhjet”, deklaroi Rama.

Sipas tij, LSI është e vendosur të bëjë çdo përpjekje për një proces zgjedhor të ndershëm, dhe nuk do të lejojë askënd të kontaminojë procesin zgjedhor.

Top Channel