Qumështi i lopëve dhe bagëtive të tjera në Patoz -Marinzë si dhe perimet e prodhuara atje nuk rezultojnë të kontaminuara nga elementë kimike të rrezikshëm.
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka analizuar mostra të qumështit dhe perimeve, mostrat e të cilave kanë marrë në datën 4 maj dhe kanë rezultuar negative.
“U analizuan në lidhje me fenolet, dhe për ndotës të tjerë, kryesisht për metalet e rënda dhe rezultatet dolën negative. Ajo që mendoj unë që kanë interes janë fenolet, sepse janë komponentë që kontaminojnë ushqimet, dhe kanë qenë objekt studimi. Rezulton që nuk kanë efekte negative, kancerogjene, imunitare për të ulur imunitetin”, tha Aridan Xinxo, drejtor i ISUV.
Pak ditë më parë banorët e Patoz Marinzës protestuan duke derdhur sasi të konsiderushme të qumështit pasi firmat e grumbullimit nuk ua pranonin më qumështin pas shpërthimit të pusit të naftës të kompanisë Bankers Petrolium. Kjo është hera e parë që analizat e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë konfimron se mostrat e marra për analizë nuk rezultojnë të kontaminuara.
Top Channel