Temperaturat e larta dhe rreziku nga zjarret, prefekti Shkëlqim Hajdari: Kemi marrë disa masa parandaluese, puna ka nisur që në muajin mars Me zemër të copëtuar dhe sy që nuk thahen, Atlije Çopa ka marrë vesh lajmin për vendimin dhënë së bijës, Edlirës. E moshuara jeton në Golem të Durrësit me një prej djemve të saj, në një banesë ku mungon edhe televizori, ndaj lajmin e ka marrë vesh prej fqinjëve.
“Për fëmijën tim u gëzova që të mos merrte ‘njollë’ për vrasjet e vajzave, por vajzën e kam të sëmurë. Unë gëzohen për të, që doli e pafajshme, por nuk më kthehen më ato që ikën. Gjyqi nuk më duhet më, se nipërit e mi më kanë ikur. U bë i gjithë sherri për një copë shtëpi”, thotë e ëma.
Atlia flet rrallë me të bijën, por ato të pakta herë që bisedojnë në distancë mes telefonit, këmbejnë dhimbjen e pamasë të një krimi, që askush nuk arrin as ta çojë në mendje.
“Flet qetë në telefon, por ajo ka kriza. Po t’i bjerë mendja te fëmijët, nis e bërtet, qan dhe më kërkon në telefon. Kërkon ndihmë”, rrëfen Atlija.
As Atlija vetë nuk arrin dot ta mendojë atë çfarë e bija ka guxuar të bëjë mbi vajzat e saj dhe shpesh mundohet dëshpërimisht të gjejë një shfajësim.
“Qan dhe më bie në prehër. Më thotë se jam nëna më e mirë në botë, që kam rritur 10 fëmijë dhe këtë veprim s’e kam bërë kurrë, siç veproi ajo”, thotë më tej Atlija.
Megjithatë duket se një shpjegim e ka edhe kjo tragjedi makabër.
“Doktori ka thënë se kjo nuk e ka duruar dhimbjen e ndarjes dhe i është ndarë truri në dysh. Çfarë t’i bësh, e mbajti përbrenda, e bluajti, por nuk e përballoi dot”, shprehet Atlija. “Është diçka e rëndë, se të ishte aksident në rrugë, hajde më. Por kjo është shumë e rëndë”.
Top Channel