Si politikani i parë shqiptar që viziton shqiptarët e Kumanovës pas sulmeve tragjike të datës 9 maj, deputeti socialist Ben Blushi gjeti jo vetëm mikpritjen, por dhe nevojën e shqiptarëve të “Lagjes së Trimave” për t’u mbështetur.

Megjithëse kanë kaluar pothuaj dhjetë ditë nga sulmet me armë e antitanke, dëmet janë të një bilanci të vërtetë lufte. Janë pamje që për Ben Blushin ishin harruar në Ballkan prej vitit 2001.

“Shteti i goditi në pabesi, dhe kur një shtet bëhet i pabesë, ai është fundi i tij”- deklaroi Blushi.
 
E megjithëse sulmi policor mbi Kumanovë është për Blushin, tregues për fundin e një shteti, ajo që mund të rekuperojë tani Qeveria e Shkupit, është të paktën drejtësia:

Deputeti socialist ka pak besim se kjo mund të ndodhë, pasi në bindjen e tij, të shprehur edhe më herët në Tiranë, problemi sot në Maqedoni është demokracia autokratike. Të vetëdijshëm për këtë situatë, pyetja me të cilën u përball Ben Blushi më shpesh prej banorëve të Kumanovës është ajo se çfarë do të ndodhë tani?

Aq më shumë kjo pyetje rëndon për ta, kur sipas Blushit, rezulton se ata kanë humbur besimin te përfaqësuesit e tyre politikë, që i ka dhënë mundësinë deputetit socialist të përsërisë një tezë të shprehur më herët në parlamentin e Shqipërisë; të mbështesim demokratët mes shqiptarëve.

Kur ka ikur krejt pesimist, deputeti socialist nga Kumanova tha se në besimin e tij orë më të mira do të vijnë për shqiptarët e Maqedonisë.

FOTO GALERI
1/3
Ben Blushi viziton Lagjen e Trimave në Kumanovë

Top Channel