Tahiri: Ja rezultatet e para të Komisariatit Dixhital

18/05/2015 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka publikuar masat e para të marra ndaj shkelësve, kryesisht të sinjalistikës rrugore dhe të denoncuara në Komisariatin Dixhital.

Nisma më e fundit u lancua pak ditë më parë dhe kushdo, përmes një aplikacioni të thjeshtë, mund të raportojë në kohë reale shkelje të ndryshme ligjore, që nga problemet me trafikun, dhuna e deri te korrupsioni apo ndërtimet pa leje.

Në një nga denoncimet e kryera në Komisariatin Dixhital është edhe një automjet policie që ecën në rrugë në krah të kundërt.

Bashkë me rezultatet e tjera, ministri ka publikuar edhe masën e vendosur ndaj shoferit të mjetit të policisë, të cilit i është hequr patenta për gjashtë muaj.
 
Këto janë masat e para që janë marrë dhe janë lancuar nga vetë ministri Tahiri në rrjetet sociale, si një përpjekje për të nxitur qytetarët të vijojnë me denoncimet e shkeljes së ligjit.

FOTO GALERI
3/6
Nisma më e fundit u lançua pak ditë më parë dhe kushdo me një aplikacion të thjeshtë mund të raportojë në kohë reale shkelje ligjore që nga problemet me trafikun, dhuna, deri te ndërtimet pa leje.

Top Channel