I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti Kundër kryeministrit të ri moldav, Chiril Gaburici, po zhvillohet një procedurë hetimore për shkak të falsifikimit të dokumenteve.
Besohet se, ai ka falsifikuar dëftesën e përfundimit të shkollës së mesme. Në një intervistë televizive, ai tha se në Akademinë Ekonomike (ASEM) të Moldavisë, ai kishte arritur të hynte mbi bazën e dokumentit të përfundimit të shkollës së fshatit të tij.
Por, shtypi moldav publikoi një biografi të Gaburicit, prej së cilës del se ai kishte përfunduar vetëm 9 klasë në këtë shkollë. Me fjalë të tjera: ai nuk duhej të ishte lejuar fare të regjistrohej në ASEM.
Rastin po e heton Ministria e Brendshme, ajo e Arsimit dhe Prokuroria. Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se kryeministri ka paraqitur një dëftesë të një gjimnazi në Kishinau, ku ai nuk ka qenë fare.
Top Channel