Prishtinë, digjet banesa, nuk ka viktima
16/05/2015 00:00
Një banesë në qendër të Prishtinës, është djegur të shtunën pasdite. Zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë shuar zjarrin, duke parandaluar zgjerimin e tij në banesat tjera.
Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ky zjarr nuk ka të lënduar, përveçse dëme materiale, ndërsa shkak i zjarrit raportohet të jetë një shkëndijëelektrike.
Në vendngjarje, përveç policisë dhe zjarrfikësve, kanë dalë edhe punonjësit e KEDS-it.
Top Channel