Kosovë, ndalohet për terrorizëm një boshnjak
16/05/2015 00:00
Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person të dyshuar për “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.
Identiteti i personit të arrestuar nuk bëhet i ditur në njoftimin e policisë, por thuhet se ai i përket pakicës boshnjake që jeton në Kosovë.
Sipas policisë, i ndaluari, me vendim të Prokurorisë i është caktuar masa e ndalimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës.
Në njoftimin e zyrtar të policisë nuk jepet asnjë detaj se cilit grup terrorist i përkiste personi në fjalë.
Top Channel