Takimi me rininë në Sheshin Nënë Tereza ishtë hera e parë që kryetari i Partisë Demokratike bën fushatë bashkë me kandidatin e Tiranës, Halim Kosova.
Zoti Kosova shprehu mbështetjen e pakufizuar për rininë, si frymëzim për punën e tij në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
“Kemi dëgjuar të qarën tuaj të parë, politika nuk duhet t’ju lërë të qani më”- u shpreh kandidati i opozitës, Halim Kosova.
Ai tha se kërkonte të bashkëbisedonte me rininë për çështjet që edhe Lulzim Basha nuk i ka zgjidhur, por që i përkasin të ardhmes së përbashkët. I pyetur nga një e re lidhur me punësimin, zoti Kosova tha se çështje e luftës politike është bërë dhe bulevardi i ri dhe se është gati të bashkëpunojë me çdo forcë politike për zgjidhjen e problemeve të Tiranës.
“Le ta inaugurojë Edi Rama, vetëm të zhbllokohet”- tha Kosova.
Duke mbetur tek çështja e punësimit, kryetari i opozitës tha se ky është i vetmi prioritet i tij. “Rama t’i përvishet papunësisë siç i përvishet Bashës”- tha kreu i PD-së.
Në këtë pikë, Lulzim Basha lëshoi kritika edhe ndaj kandidatit të maxhorancës për Tiranën, Erion Veliaj. ‘Edhe Erion Veliaj ka faj, tha Basha, për 300 mijë vendet e punës që nuk hapi. “Prandaj votoni të vertetën, Halim Kosovën”- shtoi kreu i demokratëve.
Top Channel