“Gruevski rrezikon izolim diplomatik”

15/05/2015 00:00

Ambasadori i Italisë në Maqedoni, Massimo Belelli, pohon se ka porositur kryeministrin Nikolla Gruevskin që në mënyrë të shpejtë të gjejë zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Unë dhe katër ambasadorë të tjerë i thamë Gruevskit se po rrezikon izolim diplomatik nëse nuk merr masa të shpejta në sferën e lirisë së mediave, sundimin e të drejtës dhe nëse nuk nis hetim serioz për akuzat që po dalin nga bisedat e përgjuara”, ka thënë për mediat Belelli.

Top Channel