OSBE: Të shqetësuar për krizën politike dhe të sigurisë në Maqedoni

14/05/2015 00:00

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar të enjten në Shkup me përfaqësuesin special të OSBE-së për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Gerard Stoudman, si dhe Komisaren e Lartë për të Drejtat e Komuniteteve, Astrid Thors.

Kryetari Ahmeti ka shprehur mirënjohje për kontributin konstruktiv të OSBE-së dhe komunitetit ndërkombëtar në tejkalimin e situatës shumë të vështirë në Kumanovë.
 
Ahmeti ka kërkuar bashkëpunim dhe komunikim më të madh rajonal për të gjitha çështjet sepse, sipas tij, dhuna dhe destabilizimi nuk janë në interes të askujt.
 
Përfaqësuesit e OSBE-së janë shprehur të shqetësuar për krizën politike dhe situatën e sigurisë në vend dhe janë treguar të gatshëm të ndihmojnë në tejkalimin e gjendjes aktuale.

Top Channel