Çelet qendra e të moshuarve në Elbasan

11/05/2015 00:00

Një qendër e re ditore për moshën e tretë është hapur në qytetin e Elbasanit me mbështetjen kryesore të bashkisë se qytetit si edhe fondacionit “Ndihmë për Ballkanin”.

Në inaugurimin e kësaj qendre ditore, kreu i bashkisë, Qazim Sejdini, i premtoi moshës së tretë se gjithnjë do të ketë përkujdesjen maksimale për të, madje shumë shpejt në këtë qendër ditore do të shtohet një bibliotekë e re, kryesisht me autorë shqiptarë si edhe shtypi i ditës.

Në vijim, kreu i bashkisë ka shtuar se në një nga projektet e afërta të bashkisë është edhe hapja e një azili me rreth 30 shtretër për të moshuarit, me qëllim që mosha e tretë të mos jetë e harruar.

Qendra ditore bën të mundur që të moshuarit të takohen çdo ditë për të kaluar kohë me njëri-tjetrin.

Top Channel