“Dhuna dhe mjetet e forcës janë rruga më e gabuar për të zgjidhur problemet. Partia Demokratike u bën thirrje autoriteteve maqedonase të garantojnë jetën dhe pronën e popullatës civile.  Përdorimi disproporcional i forcës është i dëmshëm. Partia Demokratike i kërkon popullatës shqiptare dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shmangin provokimet”- thuhet në reagimin e PD.

Sipas demokratëve “stabiliteti dhe integrimi Euroatlantik i Maqedonisë është interes jetik i qytetarëve të saj. Respektimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është një rrugë e sigurtë drejt këtij qëllimi”.

Top Channel