Akuzoi Kinën për pengimin e një udhëtimi të mëparshëm, presidenti i Tajvanit shkon në Afrikën Jugore pavarësisht presioneve diplomatike
Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 100 alpinistë janë ende të bllokuar në malin Kinabalu në Malajzi, pas tërmetit me magnitudë 6 ballë që goditi zonën, mëngjesin e së premtes.
Autoritetet lokale kanë gjetur trupat e pajetë të dy personave, ku njëra ishte një 12-vjeçare. Zyrtarët vendas kanë bërë të ditur se alpinistët ishin duke zbritur malin në momentin e rënies së tërmetit të fuqishëm.
Mali Kinabalu ka një lartësi mbi 4 mijë e metra dhe është një destinacion shumë i frekuentuar nga alpinistë që vijnë nga e gjithë bota.
Përpjekjet fillestare për të shpëtuar të mbijetuarit janë bllokuar nga moti i keq. Edhe helikopterët e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë, pasi terreni ishte shumë i pafavorshëm për ulje. Gjithashtu, edhe rruga që të çon në majën e malit është tepër e rrezikshme, me gurë dhe shkëmbinj.
Sipas një zyrtari vendas, disa nga alpinistët e lënduar kanë ecur në këmbë deri në kampin më të afërt, ndërsa pjesa tjetër pritet të mbërrijnë në orët e para të së shtunës.
Tërmeti që tronditi zonën ishte aq i fuqishëm, sa ka arritur të shembë edhe majën më të lartë të malin. Në fotot e publikuara në mediat ndërkombëtare të majës së malit, para dhe pas tërmetit, duket qartë edhe shkëmbi i shembur.
Top Channel