Çështja “Doshi”, avokatët njihen me provat: Konfirmohet bindja jonë

06/05/2015 00:00

Avokati i Tom Doshit, pas paraqitjes së radhës në Prokurorinë e Përgjithshme lidhur me çështjen në ngarkim të klientit të tij, ka rikonfirmuar qëndrimin se akuzat ndaj deputetit nuk qëndrojnë.

Pas një takimi me kërkesë të vetë palës mbrojtëse, për t’u njohur me provat e çështjes, avokati Ferid Muça ka deklaruar se tashmë nuk ka më asnjë dyshim.

“Këto prova e tregojnë qartë këtë bindje tonën, që e kemi shprehur që në fillim, por sot jemi më të bindur pasi jemi njohur me provat që na vuri në dispozicion organi i prokurorisë. Ne e kemi bërë përsëri këtë kërkesë dhe do të insistojmë deri në fund që të ajo të merret parasysh, pasi persona të ndryshëm që do të dalin në këto pamje filmike kanë ndërhyrë në proces për të manipuluar provat”, ka thënë Muça.

Takimi në fjalë, i bërë me kërkesë të avokatëve, ka zgjatur plot 6 orë në organin qendror të akuzës.

Top Channel