Shembet “Harku i të dashuruarve” në Itali në Ditën e Shën Valentinit, stuhitë zhdukin simbolin e Salentos
Gjumi është shumë i rëndësishëm për njeriun. Disa persona kanë probleme me gjumin, dhe për pasojë, të nesërmen ndihen të lodhur dhe ta pangopur me gjumë. Më poshtë, po ju rradhisim pesë hapa në mënyrë që të bëni një gjumë të mirë.
1. Mbani nën kontroll kafeinën dhe alkoolin – Është shumë e rëndësishme që të mos e teproni me kafeinën dhe alkoolin. Preferohet që të mos konsumoni më shumë se dy kafe në ditë, ndërsa ta eliminoni në orët e mbrëmjes. Po ashtu, nëse në trupin tuaj ka më shumë alkool se sa duhet, atëherë nuk do të jeni në gjendje të bëni një gjumë të mirë.
2. Bëni një orar – Trupi ka nevojë për rregull. Mundohuni që të krijoni një orar kur do shkoni në shtrat dhe kur do zgjoheni. Në këtë mënyrë trupi juaj do t’i pershtatet këtij orari dhe do të simulojë hormonet që të qetësoheni para gjumit si dhe të zgjoheni në mëngjes.
3. Fikni celularin – Të shkosh në shtrat dhe të qëndrosh me celular në dorë, nuk është një gjë e mirë. Kur të shkoni në shtrat lëreni mënjanë celularin apo tabletin tuaj, si dhe fikni televizorin apo kompjuterin.
4. Rregulloni temperaturën e dhomës – Është shumë e rëndësishme që dhoma të ketë temperaturën që ju doni. Disa duan që ta kenë më freskët, të tjera më ngrohtë… gjejeni se çfarë ju përshtatet juve dhe rregullojeni.
5. Shtatë deri në nëntë orë gjumë – Sa prej jush dëshironi që në mëngjes të flini prapë? Ekspertët thonë se trupi juaj ka nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë, prandaj nëse keni për t’u zgjuar herët llogariteni kohën që të paktën të pushoni për shtatë orë.
Top Channel