Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin përjashtohen pasi futën fshehurazi celularë Dy vëllezër sipërmarrës të një ferme të mbarështimit të 500 lopëve në Balldre të Lezhës, janë përfitues të fondeve nga AZHBR-ja për zhvillimin e bujqësisë.
Ferma e tyre u vizitua nga kryeministri Edi Rama dhe dy deputetët e zonës.
“Në vend që të shpërndanim lëmosha që nuk kishin asnjë rezultat, po fuqizojmë prodhuesit në mënyrë që qendrat e kultivimit dhe prodhimit të krijojnë punësim zinxhir”, tha kreu i qeverisë.
Ambicia e këtyre dy sipërmarrësve është krijimi i ciklit të mbyllur duke dalë në treg me markën e tyre të prodhimit të bulmetit.
“Do të jenë gjithsej 150 punëtorë”, thotë njëri nga pronarët.
“Kjo është e vetmja formë për të krijuar kooperativën që e krijon interesi i përbashkët. Shumëfishimi i investimeve në vitet që vijnë do të sjellë rilindjen e plotë të bujqësisë”, theksoi Rama.
Top Channel