Programi bërthamor i Iranit, Hollande në Arabinë Saudite

05/05/2015 00:00

Franca dhe Arabia Saudite thanë para një samiti në Riyadh se çdo marrëveshje e ardhshme mes Iranit dhe 6 fuqive të mëdha duhet të sigurojë që të mos destabilizojnë rajonin më tej dhe të mos kthehet në kërcenim për fqinjët e Iranit.

Arabia Saudite e ftoi Presidentin francez, Francois Hollande, vendi i te cilit konsiderohet se ka një qëndrim te ashpër mbi negociatat bërthamore me Iranin, ne Riyadh për të diskutuar mbi çështjet në rajon. Sauditet i frikësohen një afrimi te Teheranit me Perëndimin, pasi sipas tyre mund te çoje ne destabilizimin e rajonit.

“Franca dhe Arabia Saudite kane konfirmuar nevojën për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme, të verifikueshme, të padiskutueshme dhe detyruese për Iranin”, thane në një deklarate te përbashkët Mbreti i Arabisë Saudite dhe Hollande.

Presidenti francez u takua me Mbretin e Arabise Saudite për Riyadh-in rreth 1 orë në Pallatin e tij personal. Në takim u diskutua ne mënyrë të veçantë për rolin e Iranit në Jemen dhe në Siri.

Top Channel