Ish-presidenti brazilian, Lula da Silva në hetim

05/05/2015 00:00

Prokurorët brazilianë kanë hapur një hetim paraprak ndaj ish-presidentit Luiz Inacio Lula da Silva për ndikim nga jashtë.

Oficerët e Prokurorisë Federale thanë se Lula da Silva është pyetur mbi pretendimet se ka ndihmuar një firmë të huaj ndërtimi, Odebrecht, të fitojë kontrata në Brazil nga viti 2011 deri më 2014-n.

Oficerët  tashmë kanë 90 ditë kohë për të vendosur nëse do të nisin hetim të plotë. Ndërkohë, Lula dhe “Odebrecht” kanë mohuar çdo pretendim.

Revista braziliane “Epoca” raportoi të premten se Lula kishte bindur liderë të huaj të jepnin kontrata të majme për “Odebrecht”. Ajo shkruante gjithashtu se ish-presidenti ka ndihmuar kompaninë të marrë kredi me interesa të ulëta nga banka shtetërore braziliane për zhvillim, BNDES.

 

Top Channel