Durrës, Duma takon banorët e zonës së ish-kënetës

05/05/2015 00:00

Kandidatja e PD për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma dëgjoi nga afër banorët e zonës së ish-kënetës mbi problemet ekonomike dhe sociale të kësaj zone, ku mijëra banorë janë braktisur.

Banorët kërkuan punën të parën dhe shprehën mbështetjen e tyre për projektin e zonjës Duma për Durrësin.

“Jemi në skamje të madhe. Duam punë që të kemi para. Ne po e marrim bukën me listë. Jemi në vuajtje e sakrificë. Puna është e para. Me dy duar do të japim votën sepse është krizë. Jo vetëm unë, por të gjithë, siç na sheh. Ndaj bëhu zonjë e fortë”, u shpreh një e moshuar.

“Njerëzit e kanë kuptuar se kanë vuajtur për copën e bukës dhe nuk do shiten më për një thes me miell. Të falenderoj që ke ardhur ditën dhe jo si ata natën me zarfe në xhep”, tha një tjetër banor i zonës.

Sipas një njoftimi për shtyp të PD, komuniteti shprehu si shqetësim parësor sistemin e kanalizimeve, ndërsa kërkoi vëmëndjen e bashkisë së ardhshme për t’i dhënë fund braktisjes së tyre.

Kandidatja Duma tha se kjo lagje e qytetit është pjesë e projektit të saj, ndërsa theksoi se punësimi është prioriteti i saj.

Top Channel