Australi, ulje historike e normës së interesit

05/05/2015 00:00

Banka Qendrore e Australisë ka ulur me 25 pikë normën e interesit, duke e çuar në nivelin më të ulët historik, prej 2 %.

Ndër arsyet kryesore të kësaj rënie janë rritja e çmimeve të pronës në qytetin më të madh të Australisë, Sidnej, një monedhë e fortë, si dhe rënia e çmimit të mineralit të hekurit.

Kjo ulje është e dyta këtë vit, pas uljes së normës së interesit në shkurt.

Lëvizja e Bankës Qendrore të Australisë vjen pas asaj të Kinës, Kanadasë, Singaporit, Koresë dhe Indisë. Rritja e dollarit australian, gjithashtu ka shkaktuar shqetësim. Monedha nisi të bjerë ndaj dollarit amerikan,- ka deklaruar Banka Qendrore.

 

Top Channel