Kërcënoi ambasadorin e SHBA; Ristiç anëtar i bandës famëkeqe Vozdovac

04/05/2015 00:00

Nemanja Ristiç, i cili është në paraburgim për kërcënimin me vdekje ndaj ambasadorit amerikan në Beograd, Michael Kirby, është anëtar i bandës Vozdovac

E përditshmja e Beogradit, “Blic” shkruan se ky grup kriminal drejtohej më parë nga Goran Vukoviç i njohur me pseudonimin Majmuni. I dyshuari akuzohet për kërcënim me vdekje jo vetëm ndaj ambasadorit Kirby, por edhe ndaj Prokurores së Përgjithshme të Serbisë, Zagorka Dolovac.

Ristiç ka marrë pjesë si anëtar i kësaj bande dhe në një sërë vrasjesh të bujshme në Serbi, që prej vitit 1994. Ai i dërgonte kërcënimet e tij edhe kur ishte i arrestuar për krime të tjera, nëpërmjet e-maileve dhe rrjeteve sociale. Të gjithë objektivëve të tij ai u thoshte se “shumë shpejt do të qëllohen”.

 

Top Channel