Të paktën 240 shtëpi të djegura dhe mbi 200 mijë të evakuuar, vazhdon beteja me flakët në Francë Falë Zotit që Papa ka sens humori, se ndryshe nuk do ta kishte pritur fort mirë refuzimin e përsëritur të Franco Rabuffit.
Ati i Shenjtë e mori në telefon për ta pyetur mbi gjendjen e tij shëndetësore, e cila duket nuk ka qenë fort e mirë.
Sipas gazetës së Vatikanit, “L’Osservatore Romano”, kreu i Kishës Katolike e bën shpesh një gjë të tillë, aq sa edhe kanë nisur ta thërrasin “Papa i telefonatave të ftohjes”.
Por Rabuffi, me sa duket nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për këtë veprim fisnik dhe, duke menduar se dikush po tallej me të në telefon, dy herë rresht, e uli receptorin i zemëruar. Herën e tretë ama, nisi të lëkundej e të besonte se, në anën tjetër të linjës ishte Papa, dora vetë.
“Mbeta pa fjalë, – rrëfeu ai për “L’Osservatore Romano. – Por Papa Françesk më shpëtoi, duke më thënë se, në fakt, e gjithë kjo ndodhi iu duk për të qeshur”.
E si për ta bërë situatën edhe më të besueshme, Ati i Shenjtë e ftoi Rabuffin bashkë me të shoqen në takimin e përjavshëm me besimtarët, në mënyrë që t’i takonte personalisht.
Rabuffi, edhe njëherë kërkoi ndjesë për mbylljen e telefonit dhe Papa, siç mund të prisnin të gjithë që të ndodhte, e fali.
Top Channel