Shembet “Harku i të dashuruarve” në Itali në Ditën e Shën Valentinit, stuhitë zhdukin simbolin e Salentos
Në Alexanderplatz të Berlinit do të gjeni Chelsea Manning, Julian Assange dhe Edward Snowden. Aktivistë dhe anëtarë të Partisë së Gjelbër në Gjermani kanë zbuluar statujat në bronz me përmasat e njeriut.
Të gjithë janë konsideruar heronj për shkak të nxjerres së dokumentacioneve nga inteligjenca amerikane. Krijuesi i këtyre skulpturave është italiani Davide Dormino.
“Dëshiroj të prezantoj heronjtë bashkëkohorë, të cilët kanë humbur lirinë e tyre për të vërtetën”, ka thënë ai, duke shtuar se veprimi i tyre na kujton “sa e rëndësishme është të dish të vërtetën dhe të gjesh kurajon të dish të vërtetën”.
E titullar “Anything to Say”, skulptura inkurajon mbështetësit të luftojnë për lirinë e shprehjes dhe të informimit.
Top Channel