“Femen” ndërpresin fjalimin e Marine le Pen
01/05/2015 00:00
Fjalimi i Marine le Pen, lideres së Frontit Nacional të ekstremit të djathtë francez, në sheshin e Operas në Paris, është ndërprerë nga tre femra gjatë vendosjes së një kurore me lule në këmbët e statujës së Zhan D’Ark.
Me gjoks të zhveshur dhe me shkrimin “Heil Le Pen”, të pikturuar në bustin e tyre dhe duke bërë përshëndetjen naziste në një ballkon të bulevardit, tre aktivistet u larguan menjëherë nga shërbimet e rendit, në mënyrë brutale.
Një incident i tillë ndodh pothuajse çdo vit në fjalimin për 1 majin, dhe Le Pen mori fjalën sërish kundër emigrantëve dhe klasës politike franceze.
Top Channel