10 burgime të përjetshme në Pakistan

30/04/2015 00:00

Një gjykatë në Pakistan dënoi me burgim të përjetshëm 10 persona të akuzuar për atentatin ndaj jetës së aktivistes Malala Yousafzai.

Në kohën e sulmit të ndodhur në vitin 2012, Malala ishte 15 vjeç. Vajza u qëllua në kokë për shkak të këmbënguljes së saj për arsimimin e femrave në këtë vend.

Vitin e kaluar, adoleshentes pakistaneze iu dha Nobeli i Paqes për fushatën e saj në mbrojtje të të drejtave të të miturve, nga e cila nuk u tërhoq kurrë edhe pse e dinte fare mirë se rrezikonte jetën.

10 të dënuarit janë që të gjithë talebanë.

Top Channel