Spanjë, përfshihet nga flakët trageti me 170 pasagjerë

28/04/2015 00:00

Një anije spanjolle që udhëtonte nga Mallorca drejt Valencia-s me 170 pasagjerë në bord u përfshi  nga flakë intensive.

Mësohet se kapiteni i mjetit kishte neglizhuar alarmin e zjarrit, deri në momentin kur çdo gjë doli jashtë kontrolli.

Të paktën 3 persona janë plagosur rëndë dhe në ndihmë të tyre kanë ardhur menjëherë helikopterët që i kanë transportuar drejt spitalit më të afërt të zonës.

Ndërkohë, sipas dëshmitarëve, ata dalluan shtëllunga tymi në kuvertën e makinave, por arsyeja e zjarrit mbetet ende e paqartë.

Mirëpo zyrtarët spanjollë thanë se të gjithë pasagjerët janë shpëtuar nga forcat emergjente dhe janë nisur për në portin e Palma de Mallorca, aty ku i pret edhe stafi mjekësor, përfshirë psikologët të cilët do të  asistojnë në mbarëvajtjen e tyre.

Top Channel