Zgjedhjet, koalicionet rivale regjistrohen zyrtarisht në KQZ
27/04/2015 00:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi zyrtarisht koalicionin e majtë dhe të djathtë, pjesëmarrës në zgjedhjet e 21 Qershorit.
Të majtët janë paraqitur me koalicionin më të gjerë prej 37 partish dhe kanë ruajtur të njëjtin emërtim si në zgjedhjet e vitit 2013, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
Ndërsa koalicioni i djathtë numëron 15 parti në përbërjen e tij dhe paraqitet me emërtimin “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.
Partia Kristian Demokrate e deputetit të arrestuar Mark Frroku nuk është përfshirë në koalicionin e majtë dhe është regjistruar e vetme në këto zgjedhje në KQZ.
Top Channel