Kandidatja për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari, gjatë një takimi organizuar me grupet e interesit nga sistemi arsimor, diskutoi me mësuesit programin për zhvillimin e arsimit në Bashkinë e re.
Në takimin e zhvilluar në Teatrin “Migjeni”, Bazhdari tha se do të zhduket distanca e krijuar mes mësuesve dhe pushtetit vendor.
“Çfarë do bëjmë ne së bashku për Shkodrën? Pikërisht sesi do të mund të adaptohet infrastruktura e Bashkisë, organizimi i një strukture vendore t’i vijë sa më afër të jetë e mundur qytetarit. Pa ngjyrime politike, pa interesa personale. Profesionistët e mirëfilltë jeni ju, unë jam ajo që duhet të dëgjoj. Do ju dëgjoj juve dhe specialistët që më mbështesin, për të bërë më të mirën që Bashkia të mbështesë arsimin. Nga këtu do të fillojmë ne, me transparencën dhe gjenerimin e fondeve përmes vizionit. Fryma e Bashkisë së re do të jetë e bazuar te sipërmarrja dhe tek orientimi i marrëdhënieve publik-privat”, tha kandidatja e PS për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari.
Ndërsa deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi u shpreh se, me ndarjen e re territoriale, pesha e Bashkisë do të jetë më e madhe, ndaj kthimi i shkollave në qendra komunitare do të jetë prioritet i Bashkisë së re.
Top Channel