Forcat izraelite vrasin një të ri palestinez

25/04/2015 00:00

Një i ri palestinez është vrarë nga ushtarët izraelitë, pasi tentoi të qëllonte me thikë trupat ushtarake pranë një pike kontrolli në Jerusalem, – njoftoi policia izraelite.

Incidenti ndodhi në orët e para të së shtunës në A-Zayyim, një zonë në rrethinat e Jeruzalemit. Zëdhënësja e policisë tha se ‘trupat kufitare qëlluan në ajër për të paralajmëruar të riun, i cili nuk u bind paralajmërimit dhe më pas ata qëlluan në drejtim të tij’.  

Ndërkohë, një ditë më parë tanket izraelitë kryen sulme në Gaza, pasi Izraeli tha se një raketë ishte lëshuar nga Hamasi gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë. Në këtë incident nuk pati viktima.

Top Channel