Gara për bashkinë, Kosova takon studentët e Tiranës

22/04/2015 00:00

Kandidati i PD për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Halim Kosova bashkëbisedoi të mërkurën pasdite me një grup studentësh nga univesitetet e Tiranës, publike dhe private.

Në qendër të bashkëbisedimit ishte njohja me shqetësimet e të rinjve dhe marrja e mendimeve të tyre për atë që mund të bëjë bashkia për ta.

Nga takimi rezultoi se ligji për arsimin e lartë dhe tarifat e larta mbeten shqetësimet kryesore të studentëve, të cilët shpresojnë që kryetari i ri bashkie të bashkojë zërin me ta kundër politikave të qeverisë.

“Si studentë dhe përfaqësues të studentëve të Tiranës ne parashtruam disa problematika, më kryesorja prej të cilave është reforma e arsimit që po bëhet në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo reformë sjell shumë pakënaqësi për ne si studentë, sidomos sa i takon rritjes së tarifave, që siç e dimë ajo për shkollimin është rritur rreth 35%. Kjo bën që shumë studentëve t’u pritet ëndrra universitare, që është dhe qëllim ynë kryesor.

Patëm sot fatin që këto kërkesa t’ia parashtronim personalisht zotit Halim Kosova dhe shpresojmë që zëri ynë të dëgjohet”, deklaroi studentja Gejsa Valiterna.

Top Channel