Peleshi: Sfida jonë s’është përballja me baltën e opozitës

18/04/2015 00:00

Si ish-kryetar i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, tashmë me pozicionin e zv.kryeministrit iu përgjigj akuzave të hedhura nga kreu i Partisë Demokratike gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës për këtë bashki.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Peleshi shkruan se mazhorancë është e “vendosur për një fushatë qytetare, në 61 Bashkitë e Shqipërisë, në qytetet dhe fshatrat tona, që meritojnë një demokraci lokale funksionale, me të drejtën për të zgjedhur mbi bazën e ideve dhe programeve për zhvillim”.

“Sfida e kandidatëve të Aleancës sonë nuk është përballja me baltën e opozitës, por puna e palodhur në dobi të komuniteteve. Nuk ka magji më të bukur se kjo. Nga sot, çdo ditë për t’i dhënë shpejtësinë e duhur programit të Rilindjes Urbane” – shkruan ai.

Top Channel