Ambasada amerikane dhuron gjak

16/04/2015 00:00

Ambasada amerikane në Tiranë i është bashkuar fushatës ndërgjegjësuese për të nxitur qytetarët në dhurimin vullnetar të gjakut.

Si pjesë e kësaj fushate, në ambientet e Ambasadës të gjithë punonjësit e selisë diplomatike të Uashingtonit në Tiranë, përfshi këtu edhe vetë ambasadorin Donald Lu, dhuruan gjak.

“Dhurimi i gjakut nuk kërkon më shumë sesa disa minuta nga koha juaj, por dhuron një jetë të tërë për dikë tjetër. Ju ftoj të gjithëve që të mbështesni Kryqin e Kuq Shqiptar,” tha Ambasadori Lu.

Dhurimi i Gjakut nga Ambasada Amerikane në Tiranë është një aktivitet që mbahet çdo vit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.

Top Channel